PD denoncon qeverinë: “Rama po jep me koncension kolaudimin e pompave”

0
122

Partia Demokratike ka denoncuar sot një aferë të re korruptive të qeverisë, dhënien me koncension të kontrollit të kolaudimit të pompave të naftës  tek një klient i qeverisë, biznesmeni Gentian Sulaj. Deputetja Izmira Ulqinaku deklaroi sot nga selia e PD:

“Koncesionet dhe tenderat korruptivë të qeverisë së Edi Ramës po zhvasin gjithnjë e më shumë shqiptarët. Nga kasat dhe pajisjet e reja fiskale që do t’i kushtojnë secilit biznes të paktën 600 euro, shumë shpejt shqiptarët do të paguajnë akoma më shumë edhe për karburantet! Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here