I ati i masakroi të dashurin me kaçavidë, përlot vajza: Pse o Ols s’më dëgjove atë ditë

0
263

Pak ditë më parë 51-vjeçari Rezmi Çaushaj plagosi për vdekje në zonën e “Unazës së Re” 38-vjeçarin Olsi Lelo.

51-vjeçari ishte kundër lidhjes që kishte vajza e tij me Lelon për shkak se 38-vjeçari kishte qenë i martuar edhe më parë.

Për këtë arsye babai i vajzës ka ftuar të dashurin e saj në një lokal dhe më pas e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur, por një ditë më pas Lelo ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ditën e sotme e dashura e viktimës ka rrënqethur me anë të një postimi në Instagram kushtuar Olsi Lelos.

“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse? Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti m’ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri. Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”, shkruan 23-vjeçarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here