Deklarata e deputetes gjermane: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, lojë e rrezikshme

1
150

Në një intervistë për Deutsche Wellen, deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës. Ajo nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve, pasi sipas saj mund të sjellë rreziqe të tjera në rajon. “Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment”, komenton ligjvënësja.

– Raundi i fundit i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel u ndërpre, megjithëse më parë u duk sikur do të gjenin një zgjidhje të konfliktit. Si e komentoni ju këtë?

Renata Alt: Ndërprerja e papritur e bisedimeve tregon se në ç’gjëndje të paqëndrueshme kishin filluar këto negociata. Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment.

-Çfarë keni parasysh?

Renata Alt: Për shembull, Republika Srpska mund të kërkonte bashkim me Serbinë. Por unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale. Në planin afatgjatë nuk do të duhej të kishte kufij dhe pakicat etnike duhet të gëzojnë kudo të njëjtat të drejta. Këtë e ka mbështetur gjithmonë edhe BE.

-Ju jeni kundër ndryshimit të kufijve. Por kështu ndodhi edhe me Kosovën dhe me vende të tjera në rajon. Përse shkëputja e Republika Srpskës përbëka rrezik?

Renata Alt: Sepse ndryshime të tilla mbështesin vetëm tendencat nacionaliste. Ky nuk mund të jetë objektivi ynë. Vendet e Ballkanit  kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike ndërmjet Europës dhe Azisë, prandaj duhet të jetë në interesin tonë që këtu të kemi një rajon të sigurt dhe njëkohësisht kandidatët të mendojnë se nëse një ditë prej ditësh duan të hyjnë në BE, të plotësojnë kriteret e Kopenhagës. E kjo nuk po ndodh.

-Si do ta vlerësonit rolin e qeverisë gjermane në rajon në dhjetëvjeçarin e fundit?

Renata Alt: Gjermania i ka mbështetur gjithmonë zhvillimet mes dy vendeve. Edhe financiarisht, në kuadër të BE-së, në rajon kanë shkuar 9 milliardë euro në periudhën 2007-2017. Për vitin 2018 është parashikuar po aq. Prandaj ne duhet t’i mbështesim edhe më tej këto vende në transformimin e tyre në një sistem të mirëfilltë demokratik, në mbështetjen e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. Qeveria gjermane duhet të apelojë edhe në të ardhmen për këtë dhe të ushtrojë ndikim te të gjithë anëtarët e BE-së që Kosova të njihet. Kjo për momentin nuk është ashtu, prandaj do të ishte mire që Gjermania të ushtrojë presion dhe të ndërmjetësojë që Kosova të njihet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Po Ku mere vesht siptaritar.disa mendje mdhaj
    ju duke vetja qe kane zbrite NgA qelli.
    Njre Mrs nga Kosovar intelektuale teacher historian
    Pa biseduar asgje per politic
    Me pyeti c’fare po behetnne shhqiperi e Kosovo???
    Me qellim qe most te zgjatem I thash loje karrigash…
    Dmth, nuke e kane per mirqenjen e popullit.
    Une krasvpuneve n arsim kam punuar 10 vite
    per me ndihmure luftenm dhe disa fondacione
    Shtepin jone ka qene baze lufte.
    Ajo -ms. kishte Hallin pse me lshuee tokennnnnn????
    Tokai evkuiti Jane fituarevme lifts
    E gjak
    Rjehimisht nuke mund te falen
    Asnjevpllemb took nuke leshoj Serbia di demshperblinbagresore
    Luftevkunder boonies
    Kundervkroacise
    Silmojb?
    Kosoven
    \(mali zi u sytuk dhevu NDA ne sage shqiptarvee)
    Pose nukvfale tika rusiashkretetrevoa funds ka sip 4/7-1/8 e gjiybbotes perkudazivuzrpojbkrimenvevkrahna autonomev,luftebne ukraine .
    Ago mbron kufite. Me fanatzem.
    I thru
    I Thash pavarsi ee cungutre 20.11.1912 la jasht kufitv 128.000 km.karore toke.eIusvpak fail Zogu
    (ago nuke evkuptoj I thashvjovzoguvqecfluturon porcahme Zogu??
    Kosoven errafshhin evdukagjininbivdfalibenveri vetem,ecfadilibmecshoke,nukbmjsafton kaw vmali shykriacfalibm vonevbmetvegj,bujanoc,presheTanivvv arrnautetcne shipqi e kovarrqivevkane berevcor
    Srbetcthonevnukve nnjohimvkosovevthacivthtevdobmarrimbpresheve
    Sorbets thone. “‘kurte bejne fiku rrushe,”kur Derry behet? gomare me koqel”’
    A Kane mende ne coke??? tere bota thone ska ndarje ase ndryshime rama e thaci
    Kar ngren gjel te egere ) Si e jema e zeqosne ma je thanes????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here