Çifti turk i ka dhënë fund lidhjes, shkak aktori shqiptar

0
194

Demet dhe Seçkin Ozdemir janë dy prej aktorëve turq më të dashur për publikun, të cilët njihen dhe kanë fansa të shumtë edhe në Shqipëri. Demet njihet për rolin e Lale-s në serialin “Dhoma 306”, ndërsa Seçkin për rolin e Iljazit te “Shamikuqja”.

Ata e kanë bërë publike lidhjen prej disa muajsh dhe kohët e fundit kishin filluar të bashkëjetonin. Po ashtu, në mediat rozë qarkullonin lajme se vitin e ardhshëm ata do të fejoheshin.

Por, me sa duket, gjërat nuk paskan shkuar edhe aq mirë. Mediat turke shkruajnë se Demet dhe Seçkin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur së bashku.

Madje, në mediat turke thuhet se shkaktar për këtë ndarje është xhelozia që Seçkin ka pasur për aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman, me të cilin Demet interpreton në një serial të ri. Ende nuk dihet nëse kjo ndarje është përfundimtare apo bëhet fjalë thjesht për një krizë në çift.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here