Basha prezanton nismën për sekuestrimin e pasurive nga korrupsioni

1
151

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, pritet të prezantojë nesër, ndryshimet në ligjin Antimafia, që synojnë sekuestrimin e pasurive të kompanive dhe bizneseve të fituara në mënyrë korruptive. Prezantimi do të bëhet në ora 11:00 tek hotel Tirana dhe Basha do të sqarojë me detaje, nismën ligjore të opozitës, që ai e përmblodhi të enjten e shkuar në Vlorë si “shpronësimin, sekuestrimin e pasurive të të gjitha kompanive dhe individëve, oligarkëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP-je, tenderash dhe koncesionesh, me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve.”

Në takimin e jashtëzakonshëm të Vlorës, Basha tha: “…Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët  e tij në Parlament bashkë me një tufë delesh, u kapën flagrant në vjedhje, në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit të vjedhjes përmes ligjit special “Rama-Fusha” për grabitjen e pronës publike, të Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë prej 200 milionë eurosh.  Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cilit është të mbahet pas karriges për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit të shqiptarëve. U kapën në një akt vjedhjeje.

Kur një qytetar, cilidoqoftë ky kapet në një akt vjedhjeje, çfarë e pret? Çfarë ndodh me të?

Media ka raportuar këto ditë e fundit disa raste vjedhjesh ordinere dhe se çfarë ka ngjarë me këta qytetarë, njëri prej tyre kryefamiljar, pikërisht këtu në zonën e jugut arrestohet, ndiqet penalisht dhe çohet në burg. Kur Edi Rama dhe delet e tij në Kuvendin e Shqipërisë kapen në një akt vjedhjeje rikthehen aty dhe përpiqen ta ridekorojnë vjedhjen me një ligj fasadë si ai që duan ta kalojnë sot.

Nuk ka pra për Edi Ramën dhe hajdutët e tij ligj njësoj si për qytetarët e thjeshtë që kapen duke kryer një vepër penale. Përkundrazi sot nga Kuvendi i Shqipërisë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë këta hajdutë të babëzitur do të votojnë përsëri të njëjtin ligj, me një zbukurim, me një falsitet që e shtyn 30 ditë aktin e konsumimit të vjedhjes.  Nuk ka rëndësi nëse Fusha kësaj radhe do të quhet kodër, mal apo breg, Edi Rama është i vendosur t’i shkojë deri në fund vjedhjes, grabitjes me ligj.

Vjedhja është e dënueshme kudo. Çfarë ndodh në një vend ku vidhet me ligj? Kjo është pyetja së cilës duhet t’i japim përgjigje së bashku me qytetarët shqiptarë.  Çfarë duhet të bëjmë me hajdutët që vjedhin me ligj?”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here