Standard.al

Balliu: Pse hesht lali Eri? Arta Marku po pengon hetimet

0

Partia Demokratike kallëzoi 5 ditë më parë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shpërdorim detyre, ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka reaguar.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ka kërkuar sot Veliajt që të japë përgjigje për milionat e eurove që i ka falur kompanisë Fusha.SHPK.

Ndërkohë Balliu i ka bërë thirrje Arta Markut që të mos pengojë drejtësinë. Sipas deputetit demokrat, me heshtjen dhe mos reagimin e saj,  kryeprokurorja Marku po pengon drejtësinë.

Ja çfarë shkruan Balliu:

PSE HESHT LALI ERI?

PSE KRYEPROKURORIA PENGON HETIMET?

Prej 5 ditësh PD ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre kreun e bashkisë Erion Veliaj, por ai HESHT.

Lali KULLA nuk ka asnjë fjalë për milionat e eurove që i dhuroi kompanisë Fusha.SHPK.

Lali KULLA hesht për 2.6 milion eurot që ua mori qytetarëve për tja dhuruar klientëve të tij, gjasme për të mbjellë pisha.

Por Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, e vënë nën akuzë nga PD vijon të heshtë dhe nuk zbaton ligjin. Ende nuk ka një veprim konkret nga organi i akuzës që Erion Veliaj të japë një përgjigje për këtë aferë të pastër korruptive e klienteliste.

Pse Arta Marku pengon drejtësinë?

Pse nuk përgjigjet ajo për Lali KULLËN?

Në fakt mosveprimi i Prokurorisë tregon se Arta Marku është vënë në shërbim të mafies në pushtet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.