A është e shëndetshme tërshëra? Ja vlerat ushqyese që përmban dhe përfitimet prej saj

0
1104

Tershera është një burim energjie i shëndetshëm, e pasur me vlera ushqyese për shëndetin. Shtimi i tërshërës në dietën e përditshme ju bën të ndiheni dhe të dukeni më mirë. Efektet pozitive të tërshërës në organizmin e njeriut janë të shumta.

Ul kolesterolin

Tërshëra është një burim i pasur fibrash, një filxhan tërshërë përmban më shumë se 5 gram fibra. Këto lloj fibrash pengojnë thithjen e LDL-së, që njihet si kolesteroli i keq.

Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut

Fibrat që përmban tërshëra janë shumë të mira edhe për problemet kardiovaskulare. Nëse konsumohet çdo mëngjes, tërshëra ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Është e pasur me antioksidantë

Antioksidantët luftojnë radikalet e lira, të cilat ndikojnë në sëmundjet e zemrës.

Stabilizon sheqerin në gjak

Një dietë e pasur me fibra stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. Përveç fibrave, tërshëra është një burim i mirë magnezi, i cili rregullon nivelet e insulinës dhe glukozës.

Përforcon sistemin imunitar

Tërshëra përmban një lloj fibre të caktuar të quajtur beta-glukan. Kjo fibër lufton infeksionet bakteriale dhe rrit imunitetin.

Parandalon obezitetin

Fakti që është e pasur në fibra, ju ndihmon të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat rrisin viskozitetin e përmbajtjes së stomakut në mënyrë që ai të mos ndihet i zbrazur.

Ju bën më energjikë

Mëngjesi është vakt shumë i rëndësishëm për energjinë që do të keni gjithë ditën. Nëse konsumoni tërshërë në mëngjes, do të merrni sasinë e mjaftueshme të energjisë.

Mbron lëkurën

Tërshëra normalizon pehashin e lëkurës, duke dhënë një pamje të qetë.

Një mënyrë për përgatitjen e tërshërës që të ketë sa më shumë efekt:

  • 250 gr kos
  • 3 lugë gjelle me tërshërë (të ashper ose të bluar)
  • 2 lugë gjelle me fruta të thata (lajthi ose bajame)
  • 250 gr fruta të ndryshme sipas stinës.

Përziejini të gjitha bashkë dhe mund të shtoni pak kanellë pluhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here