Standard.al

Kryemadhi thellon akuzat për bandën Bajri: Ministër që….

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, tha se ministri Bushati kishte lidhje me këtë bandën Bajri, madje thekson se disa prej tyre i përdorte si bodyguard gjatë fushatës elektorale të 2017-ës.

“E inkurajoj Policinë e Shtetit për këtë operacion, por uroj që të disponojnë dokumente dhe prova që gjykatat mos t’i lirojnë pas disa orësh.
Ky ishte operacion në bashkëpunim me partneritet ndërkombëtarë, por jam e shqetësuar se është i lidhur Rama e Bushati me këtë bandë e sa kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor 2017, jam e shqetësuar se sa janë përfshirë në institucionet shtetërore. Bushati i ka patur bodiguardët e vet në fushatën elektorale, ndërsa Rama i ka lejuar të qarkullojnë me makina të blinduara në Shkodër”, u shpreh Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.