Standard.al

Kapet i dehur piloti në Rinas, shtyhet 5 orë fluturimi….

0

Zbulohet një incident i kompanisë ajrore “Blue Panorama”. Një pilot kompanisë së fluturimeve “Blue Panorama”, është kapur i dehur nën efektet e alkoolit pak përpara se të hipte në bordin e avionit të cilin do ta pilotonte, paraditen e të shtunës. Piloti i dehur, Emilio Leone, shtetas spanjoll, është zbuluar nga punonjësit e kësaj linje ajrore të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Efektivët e komisariatit të Rinasit janë vënë në lëvizje pasi kanë marrë njoftimin duke i bërë testin e alkoolit pilotit Emilio Leone. Nga testi me pajisjen Drager ai ka rezultuar alkooli në trupin e tij kapte vlerën e 0.32 % mbi normën e lejueshme. Burime nga aeroporti i Rinasit i thanë se avioni ishte gati për nisje me 200 pasagjerë në bord kur u zbulua se piloti ishte i dehur. Në të tilla kushte është anuluar menjëherë fluturimi për të pritur zëvendësimin e pilotit të dehur.

Ndaj pilotit Italian Emilio Leone nuk është aplikuar masa a arrestit, kjo pasi nuk e parashikon ligji shqiptar por vetëm i është ndaluar të fluturojë. Për rastin në fjalë janë njoftuar dhe pala italiane e cila e ka licencuar Emilio Leonen.

Njoftimi i Policisë Kufitare të Rinasit

Policia Kufitare e Rinasit e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore.

Bllokohet nga Policia Kufitare fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L.,  47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka konsumuar akool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa më sipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E. L, u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.