Shpërthen Bylykbashi: Marku ka shpartalluar prokurorinë, po mbyll çështjet që godasin Edi Ramën

0
136

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi plotësisht antikushtetues vendimin e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për hetimin e 10 prokurorëve.

Bylykbashi deklaroi se që me vendosjen e saj në krye të organit të akuzës, Arta Marku ka shpartalluar kryeprokurorinë duke vepruar vetëm për interesat e qeverisë.

Deputeti opozitar e cilëson gjendjen aktuale të vendit më të keqe se ajo e 97-s përsa i përket kolapsit të krijuar “në një vend pa gjykata”.

“Në krye të këtyre 9 muajve kjo është krijesa që na lindi, kjo prokurore erdhi aty për të shpartalluar prokurorinë dhe për ta vendosur në duart e qeverisë. As në 97-ën nuk ka ndodhur kjo gjë me prokurorinë. Ishte një nga trupat më të mirë që kishim por tani është shpartalluar nga Arta Marku, e paligjshme në atë detyrë. Kryeprokurore të përkohshme nuk gjendet askund në Kushtetutë. Ka bërë veprime aktive me lëvizje në kundërshtim me ligjin, deklaroi Bylykbashi I ftuar në News 24.

“Nuk I’a lejon ligji të bëjë ato lëvizje që ka bërë. Është haptazi që po i bën përgjegjësi penale të rënda vetes. Ne e kemi kallzuar Markun për veprimet antiligjore. Ligji sot ia kufizon prokurorit të përgjithshëm deri sa të ngrihen organet, për të larguar prokurorët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në kolaps.

Janë veprime të qëllishme për të mbyllur çështjet më të bujshme që i bien Edi Ramës.

Prokuroria kur ka organe të këtij lloji mund edhe t’i arrestojë policët. Jemi përapra dështimit të organit të pavarur. Gjërat që po ndodhin deri më sot tregojnë që Reforma në Drejtësi ka dalë nga binarët. Sa kohë kanë shqiptarët për të pritur të ardhmen e tyre. Po zvarriten gjërat. U emëruar njerëz me veto nga UNM. Vetë Arta Marku e ka kaluar Vettingun me notën kalueshëm, edhe pse është në majë të kryeprokurorisë. Me këtë dhunë të Arta Markut ndaj prokurorëve elitë, do bëhet ajo që do qeveria,” tha Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here