Standard.al

Nuk përmbahet Berisha: Transferimi i prokurorëve, akt i qëllimshëm i Ramës për të mbrojtur Tahirin dhe Milin e partisë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar të qëllimshëm lëvizjen dhe transferimet e bëra në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas tij me këtë akt Rama synon që të mbrojë Saimir Tahirin dhe Milin e partisë së tij. Ish-kryeministri thekson gjithashtu se kjo ishte një tjetër shkeje e Kushtetutës, çka u jep tashmë të drejtën qytetarëve që të rrëzojnë më çdo mjet këtë qeveri.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Një rekord tjetër i zi i antireformës në drejtësi!

Krye, krye kreu, Kallam Dështaku shkriu sot prokurorinë e krimeve të rënda për të shpëtuar Saimir Trafikun dhe Milin e Partisë!

Të dashur miq, në një akt të pashembullt të historisë së institucionit të akuzës së Shqipërisë, sot Krye prokurori, kryegjykatesi, kryekushtetuesi Kallam Dështaku, pasi shkaktoi përleshje fizike dhe futi forcat e ndërhyrjes së shpejte në zyrat e prokurorisë, urdhëroi de facto shkrirjen e prokurorisë së krimeve të rënda.

Qëllimet e ndëshkimit antikushtetues dhe antiligjor të 13 prokurorëve janë:

1-prishja e hetimeve dhe shpëtimi nga akuza e Saimir Trafikut, veçanërisht tani që nga organi i akuzës së Malit te Zi erdhën provat e qarta të lidhjeve të tij në trafiqe me jahte luksoze, me të cilat ministri trafikant nisej nga brigjet e Malit të Zi!

Edvin Kristaq Rama është skllav me dosjen e Xibrakës dhe regjistrimin e orgjive erotike nga Klement Balili në Santa Quaranta.

2-Prishja e dosjes së hetimit të Milit të Partisë në kërcënimin e tij direkt se do të dëshmonte për porositë e Ramës që ka zbatuar duke kryer vepra penale.

3-Në prokurorinë e krimeve të rënda është marrë vesh se ekspertiza e huaj ka faktuar se në aferën e trafiqeve të Geron Xhafës zëri është origjinal i tij, por ekspertiza nuk u dorëzohej prokurorëve të çështjes.

Të dashur miq, ky është një akt tjetër antikushtetues që ndodh në kushtet e grushtit të shtetit të kryer nga Edvin Kristaq Rama, i cili fton çdo qytetar të përmbysim me çdo mjet këtë bandë trafikantesh, puçistësh dhe kriminelësh në pushtet. sb

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.