Elhaida rikthehet me një bashkëpunim të veçantë (VIDEO)

0

Ajo është një prej zërave më të mirë që ka Shqipëria. Kohët e fundit këngëtarja Elhaida Dani ka qenë e angazhuar me turin e saj nëpër vende të ndryshme të botës, për shfaqjen ”Katedralja e Parisit”.

Loading...

Elhaida është shkëputur disi nga muzika dhe kanë munguar produktet muzikore prej saj.  Megjithatë duket se këngëtarja shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri, madje me një bashkëpunim.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar një video të shkurtër, shkëputur nga kënga që pritet të publikohet në tetor. Kënga e Elhaidës do të jetë në bashkëpunim me Nathaniel, një këngëtar i ri i talentuar dhe i njohur në Australi.

Elhaida ka zbuluar një detaj shumë interesant se dy këngëtarët pavarësisht se jetojnë në dy vende shumë të largëta, Kanada dhe Australi, kanë arritur të realizojnë këngën me njëri-tjetrin.

Loading...

Lini nje pergjigje