Basha: 2 ligjet e fundit të parlamentit, ulja e taksave për bixhozin dhe pastrimi i parave në ndërtim

0
137

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar në konferencën ballkanike që zhvillohet sot në Tiranë, kapjen e qeverisë nga krimi, të prokurorisë e deri të parlamentit. Basha solli shembull vetëm dy ligjet e fundit të miratuara nga parlamenti: Uljen e taksave për bixhozin dhe pastrimin e parave të pista në ndërtim!

Basha tha: “Lidhja e qeverisë me krimin është pengesa kryesore e Shqipërisë në BE. Rasti i mbrëmshem është tronditës: kryeprokurorja ka lënë pa hetim çështjen e Shullazit. Prokuroria është në mbrojtje të Shullazit, mikut të mikut të Ramës; është liruar Ermal Hoxha se nuk nxori emrin e Olsi Ramës; krimi ka bekimin e ministrit të Brendshëm; paratë publike përfundojnë në duart e personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë; njerëz të dënuar në disa shtete fitojnë qindra milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Ka arritur në pikën më të paimagjinueshme, pastrimi i parave të pista: katër vite më parë problem ishte kanabisi, tani është kokaina, heroina dhe pastrimi i parave të pista. Shikoni çfarë ligjesh kaloi parlamenti së fundmi: miratoi ligj për lojërat e fatit dhe miratoi ligjin për Teatrin, që të fitojë Rama 200 milionë euro. Pra, parlamenti për dy javë mori dy vendime: Bixhozit i uli taksat dhe i hapi rrugën, pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë paratë e drogës. A ka definicion më të qartë të kapjes së shtetit?! Pra, jo kryeministri, por Kuvendi kthehet në trupën që ligjëron pastrimin e parave. Ul taksat për bizhin dhe vjedh pronën publike!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here