Rama i vendosur për të fundosur Teatrin Kombëtar. Miraton sërish shembjen e Teatrit

0
149

Deputetët e PS kanë votuar sërish pro shembjes së Teatrit Kombëtar sot në Kuvendin e Shqipërisë me 75 vota pro dhe asnjë kundër.

Kryetari i Kuvendit Gramoç Ruçi hodhi për votim, dekretin e Presidentit Ilir Meta që e rikthente për shqyrtim, ligjin e Teatrit dhe dekreti u votua me 75 vota pro dhe asnjë kundër, vota të deputetëve socialistë.

Por po ashtu, deputetë e PS-së votuan dhe ndryshimet që i kishin bërë ligjit në fjalë sipas propozimit të relatorit Ilir Beqja, thjesht procedura, por pa ndryshuar thelbin e tij aq shumë të kontestuar nga shoqëria civile dhe opozita: shembjen e godinës aktuale dhe ngritjen e kullave mbi të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here