PS votoi shembjen e Teatrit/ Boçi: Parlamenti që ha turpin me kartona

0
175

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga PD-ja, pas miratimit të ligjit në Kuvend nga mazhoranca për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Deputeti Luçiano Boçi shkruan në Facebook, se deputetët e mazhorancës e kanë ngrënë turpin me bukë prej kohësh.

Ja reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

Parlamenti që ha turpin me kartona:

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.

Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.

Tani po e ripërtypin dhe me kartona.

Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.

Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.

Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.

Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.

Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here