Policia egzekuton tre urdhër arreste. Ja emrat

0
309

Policia e Tiranës ka finalizuar aksionin e koduar ‘ndërmjtësi’ dhe ka egzekutuar tre urdhër arreste të lëshuara nga Gjykata.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal

Ja njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë.

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest me burg” për 3 shtetas.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319/25 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për shtetasit :

– Donata Lepenica, 57 vjeçe banuese në Tiranë (avokate private në qytetin e Tiranës )

– Yzeir Bala, 32 vjeç, banues në Tiranë

– Megi Naksi, 31 vjeçe, banuese në Tiranë

Për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here