Vasili: Ligji i teatrit, Ruçi të ndalë kriminalizimin dhe delegjitimimin e Kuvendit

0
122

Opozita kundërshton me forcë amendimet e bëra për ligjin e Teatrit, pas kthimit të tij nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Një ditë më parë mazhoranca e miratoi me votat e saj, por për opozitën vendimi është antikushtetue.

Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të ndalojë kriminalizimin e Kuvendit.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Ligji i teatrit, Ruçi të ndalë kriminalizimin dhe delegjitimimin e Kuvendit.

Ligji i teatrit dhe votimi antikushtetues ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese eshte fundi i parlamentit.

Gramoz Ruçi ka shansin e fundit per te mos lejuar gërmadhën e parlamentit, qe te shembet krejtesisht.

Degjenerimi kushtetues dhe procedurial i parlamentit eshte nje realitet, qe asgjeson Republiken Parlamentare dhe e zhyt vendin ne kaos politik.

Hajduteria histerike nuk po duron dot qe te vjedhe sa me pare token e teatrit.

Gramoz Ruçi ka pergjegjesi kushtetuese te renda dhe duhet te ndale menjehere kete puç te konsumuar diten per diell per te mos u bere ortak i hapur me hajdutet.

Ai eshte kryetar i kuvendit te te gjithe popullit dhe jo avokat i kusareve.

Dekreti i presidentit ne se votohet pro e kthen ligjin per ripunim ne kuvend,per tu riparaqitur perseri me ndryshimet qe do te propozohen t’i behen. Kjo eshte kaq e qarte sa s’behet.

Padurimi i hajduteve te qeverise, qe mezi presin te fusin prenë ne dore, token e teatrit per ta shqyer kerkon te shqyeje dhe Kushtetuten dhe Parlamentit.

Ruçi ka detyren dhe pergjegjesine t’i ndale ne te kundert edhe ai eshte bashkepergjegjes, ortak dhe perfitues ne kete vjedhje gjigante dhe do te marre persiper pasojat per delegjitimimim e Parlamentit dhe zhytjen e tij ne kaos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here