Përplasja, gjykata jep dënimin për reperin Noizy

0
154

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësor, Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizy-t është dënuar me 6 muaj burg me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para. Vendimi i gjykatës i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.
Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur në Gjykatë. OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘BabaStars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’.

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Sëiss Diamond”, në Prishtinë ndodhi një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë aktakuzën në të cilën prokuroria ka shpjeguar veprimet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë përleshje. Në këtë proces gjyqësor ishte akuzuar Rigels Rajku (Noizy), ndërsa reperi tjetër, Ylber Abdullahu (Cozman), është palë e dëmtuar.

Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë edhe Rigels Rajku, i njohur për publikun si “Noizy”, atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here