“Albexpo Group” hap nesër në Tiranë panairin e ndërtimit

0

Panairi i Ndërtimit “Shqipëria 2018”, organizuar nga kompania Albexpo Group, është panairi më i rëndësishëm në vënd për arkitekturën, materialet dhe sistemet në fushën e ndërtimit. Një prezencë unike e kompanive dhe markave kryesore të tregut vendas dhe te huaj në pallatin e Kongreseve, në datat 21-23 shtator. Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor i cili ka qënë dhe vazhdon të jetë jetësor për ekonominë. Shqiptare për shumë vite, duke u kthyer në një nga promotorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Loading...

Ky panair është konceptuar jo thjesht si një ekspozitë për shkëmbim informacioni, por dhe një moment njohjeje dhe familjarizimi me markat më me emër të produkteve e teknologjisë të fushës së ndërtimit si dhe përditësimi me të rejat që ato kanë futur në tregun e sotëm. Pritshmëria e organizatoreve është që vizitorët e panairit dhe auditori i konferencës të bejne një hap më tej në rrugën e suksesit, për tu bërë pjesë e zhvillimeve të industrisë së ndërtimit, botës së arkitekturës dhe planifikimit urban në nivel kombëtar edhe rajonal.

Në këtë panair do ekspozohen materiale ndërtimi si: tulla, gure, inerte, artikuj betoni, fasada dhe ndërtime xhami, hidro dhe termo izolues etj;  Hidrosanitar; sisteme ndriçimi dhe pajisje elektrike; dyer, dritare dhe porta; mobileri dhe aksesorë të arredimit; pllaka dhe parkete; ashensorë dhe shkallë automatike; vegla, mjete dhe veshje pune; Materiale për Infrastrukturë : materiale çeliku, alumin dhe te plastikes, pllaka trotuari, bordura, puseta, tuba metalike, betoni, dhe te plastikes, izolues dhe ngjitës, etj; Finiture : bojra dhe llaqe, pigmente, korniza dhe profile gipsi, letër murale, stuko, suva, kollë, allçi, vegla dhe mjete për lyerje dhe aksesorë.  Profili i vizitoreve të këtij panairi përfshin investitorë privat ose publik, ndërtues, arkitektë të studiove projektuese, konstruktorë si dhe qytetarë të interesuar.

Loading...

Lini nje pergjigje