Teatri/ Panriti: Qeveria miratoi amendamente të futura tinëzisht në dekretin e Presidentit

0
121

Deputeti i LSI Edmond Panariti ne nje deklarate per mediat u shpreh se e vetmja mundësi e shumicës për të dalë nga gropa e zezë e antikushtetueshmërinë së ligjit për shembjen e Teatrit, ishte miratimi në tërësi i dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit.

Prononcimi për media i deputetit të LSI, Edmond Panariti

E vetmja mundësi e shumicës për të dalë nga gropa e zezë e antikushtetueshmërinë së ligjit për shembjen e Teatrit, ishte miratimi në tërësi i dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit. Miratimi me amendime është i paligjshëm dhe i pavlefshëm. Presidenti ka përcaktuar qartë shkeljet e rënda të Kushtetutës në dekretin për kthim. Prandaj, miratimi ne tërësi i dekretit presidencial ishte e vetmja rrugë për të penguar grabitjen e pronës publike, shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë antikushtetueshmërinë e këtij akti. Në mënyrë të dhunshme, duke u ndërprerë të drejtën e fjalës së opozitës, mazhoranca miratoi në shkelje të procedurave, amendamente të futura tinëzisht në dekretin e Presidentit në shkelje të hapur të rregullores së parlamentit. E gjitha kjo për rrjedhojë degradoi në një farsë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here