Presidenti Ilir Meta takohet me ambasadorin e ri të BE, Luigi Soreca

0

Presidenti Ilir Meta është takuar me ambasadorin e ri të BE, Luigi Soreca. Diplomtai i larte Europian i paraqiti Letrat Kredenciale kreut të shtetit shqiptar.

Loading...

Presidenti Meta tha se është kënaqësi që BE ka përzgjedhur si ambasador një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Shqipërisë.

Meta duke vlerësuar ambasadorin, tha se, “ Soreca, me kontribut të spikatur për suksesin e liberalizimit të vizave me BE”.

Meta vlerësoi gjatë takimit se është domosdoshmëri përparimi urgjent në çështjet e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si dhe përshpejtimi i agjendës integruese.

Kreu i shtetit Meta gjatë cermonisë ka vlerësuar gjithashtu se është, “Me rëndësi rritja e bashkëpunimit pozitë-opozitë për avancimin e reformave kyçe për të arritur objektivin për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm”.

Loading...

Lini nje pergjigje