Nora Malaj: Zonja ministre dhe kolegë deputet mos genjeni më, mjaft fasadës politike…

0

Ish-zevenes ministrja e arsimit Nora Malaj permes nje postimi ne facebook ka akuzuar ministren e arsimit Lindita Nikolli si genjeshtar, ku para nje jave mediat e varura e të pavarura dhanë në çdo edicion të lajmeve daljen e të dyja ministreve, në inspektim për fillimin e vitit shkollor, po kjo ishte vetem show. Kaloi vetëm një ditë dhe sot mbyllet shkolla e mesme “Shaban Çollaku” në Klos, për arsye se nuk plotësohen standardet e higjenës.

Loading...

Postimi i plotë: 

Zonja ministre dhe kolegë deputet mos genjeni më! Para nje jave mediat e varura e të pavarura dhanë në çdo edicion të lajmeve daljen e të dyja ministreve, në inspektim për fillimin e vitit shkollor. Epo te gjithë u gëzuan se zbritën vet kryet e institucioneve në bazë për të “inspektuar”, që në fakt ishte show i radhës. Hajde edhe këtë herë e pranuam, bëmë sikur nuk kuptuam, pasi realisht të gjithë duam kushte sa më cilësore dhe standard për procesin e mësimit. Filloi dhe shkolla më një mijë e një probleme. Kaloi vetëm një ditë dhe sot mbyllet shkolla e mesme “Shaban Çollaku” në Klos, për arsye se nuk plotësohen standardet e higjenës. Po tani?! Bir Selman i nënës kë të qaj më parë! Ky popull meriton të vlerësohet dhe të punohet për të. Boll dolët nëpër media e me “përulësi” pretendoni që po punoni për popullin e kushtet më të mira për të! Është koha të përvishni mëngët e të punoni fort! Boll me retorika boshe. Populli dhe nxenesit janë njësoj si në Tiranë, në Fier e Klos, ndaj merrni masa dhe vendosni institucionet në punë dhe lërini fushatat e pa buka e të gënjeshtërta, po zgjidhini hallet, duke deleguar kopetencat dhe duke e kthyer arsimin si të mirë publike, jo fasadë politike!

 

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora MalajFotografia e Nora Malaj

Loading...

Lini nje pergjigje