Ligji për Teatrin/ Gjosha: Sot u vërtetua se ligji i votuar dy muaj më parë nga mazhoranca ishte anti-Kushtetues

0
111

Deputetja e LSI Klajda Gjosha permes nje postimi ne facebook shkruan se sot mazhoranca pranoi me fjalë dhe me votë dekretin e Presidentit për Ligjin e Teatrit, duke pranuar gjithashtu se ligji që kishin votuar vetëm dy muaj më parë ishte anti Kushtetues.

Postimi i plotë:  

Sot mazhoranca pranoi me fjalë dhe me votë dekretin e Presidentit për Ligjin e Teatrit, duke pranuar gjithashtu se ligji që kishin votuar vetëm dy muaj më parë ishte anti Kushtetues, në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për konkurencën dhe garën e lirë si dhe vjedhje e hapur e pronës publike!

Me votë mazhoranca rrëzoi ligjin që e mbrojti me aq zjarr për muaj të tërë. Dhe pikërisht këtu duhej të mbyllej dhe komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, pasi pranimi i Dekretit të Presidentit do të thotë që Ligji për Teatrin tashmë ka rënë. Por marrëzia e kësaj mazhorance fatkeqësisht nuk përfundoi këtu. Sërish në shkelje të Kushtetutës u propozuan amendamente të ligjit joekzistent.

Në kushtet normale gjithësecili nga ne do t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila u asgjesua me vetëdije të plotë në mënyrë që pushteti të mbetej i gjithi në duart e disa individëve. Ndaj në këto momente, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese nuk mbetet gjë tjetër vetëm t’i drejtohemi verdiktit të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here