Deklarata e fortë Pampurit: Rama mashtroi me librat falas! Ja pse po mbyllen shkollat

0
237

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e ftuar në edicionin qendror të lajmeve të Syri.net, ka deklaruar se show i qeverisë dhe kryeministrit Rama për librat falas, ëhstë një gënjeshtër e madhe.

Ajo tha se ka patur denoncime nga qytetarët të cilët thonë se jo për të gjithë nxënësit e arsimit fillor janë dhënë librat falas. Ndërsa shtoi se sot sistemi arsimor është në kaos.

Për sa i përket mbylljes së shkollave dhe rënies së numrit të nxënësve, Pampuri tha se kjo vjen për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike që po përballen familjet shqiptare.

‘Kushtet e vështira ekonomike në Shqipëri, si dhe largimi i familjeve shqiptare në emigrim, është një nga arsyet e rënies së numrit të nxënësve në shkolla. 2-3 për qind e rënies së numrit të nxënësve në shkolla vjen edhe për shkak të rënies së lindshmërie, por kjo është një përqindje shumë e vogël. Por disa nga shkollat mbyllen sepse disa nga nxënësit zhvendosen në shkolla të tjera, për një arsim më të mirë. Ndërkohë gjithë show që u bë për librat falas, rezulton se nuk është bërë në të gjithë Shqipërinë. Nga denoncimet që kam patur rezulton se libra falas marrin 4 fëmijë dhe 4 të tjerë jo’, tha Pampuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here