Arrestohet një person, zbardhet përplasja me armë në Tiranë…

0
159

Eshtë zbardhur ngjarja e mbrëmshme në Tiranë ku kishte nje perplasje me  armë zjarri. Ngjarja ndodhi në një lokal ndërkohë bëhet e ditur se është arrestuar pronari i lokalit Laert Hita dhe është shpallur në kërkim një përson tjeter 50 vjeçar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”.

Arrestohet shtetasi Laert Hita, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Kanosje”.

Identifikohet shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt dhe shpallet në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan shtetasin :

– Laert Hita, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme rrugën “Shefqet Musaraj”, në lokal ( në pronësi të L. H.,) për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin, ku gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, por pa pësuar dëmtime nga të shtënat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here