Arrestohet një 51-vjeçari, u kap me drogë në makinë

0
153

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet drogë në makinë.

Arben Leka, banues në Berat, u arrestua gjatë orëve të natës në vendin e quajtur “Rotondua e Plugut”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga Leka u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here