Standard.al

Rama-Thaçi kokë më kokë në vilen luksoze të Zamir Manes

0

Edi Rama dhe Hashim Thaçi prej 6 muajsh që nuk piqen me njëri-tjetrin, janë ballafaquar këtë të fundjavë në një takim jashtë vëmendjes së mediave në Palasaë, në kompleksin superluksoz të vilave në pronësi të biznesmenit Zamir Mane.

I vendosur në spiralen e kritikave dhe të kundërshtive deri edhe brenda partisë së tij, Presidenti i Kosovës ka mundur të ulet me Edi Ramën me dëshmitar Zamir Mane për të diskutuar atë që duket si kamerdarja e tij e vetme e shpëtimit, ndarja e Kosovës duke i falur Serbisë jo vetëm tokat e veriut të Mitrovicës, por edhe pasuritë e saj të vyera siç janë liqeni i Ujmanit dhe miniera e Trepçes. Lebetitëse po ta mendosh, si nga aspekti i interesit kombëtar ashtu edhe nga gabimi i rëndë historik më dëme të mëdha ekonomike.

Por, ajo që e ka kthyer në pikën zero, përpjekjen aventureske të Hashim Thaçit për të falur tokë (jo të babës së tij) Serbisë, ka qenë kundërshtia e ashpër e ish kryeministrit Sali Berisha që në gjenezë të propozimit okult të Hashës në fillim të gushtit. Ish kryeministri Sali Berisha e ka pagëzuar zyrtarisht Hashim Thaçin si “argat të Beogradit” dhe ideja që gati mori formën zyrtare nën heshtjen mizore të politikës së Prishtinës dhe Tiranës në të njëjtën kohë, falë Zotit ka stopuar për momentin.

Shfaqja e të dërguarit të Donald Trump në Ballkan, senatorit Ron Johnson në Prishtinë dhe artikulimi i qartë i tij për Zërin e Amerikës, se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është sponsorizuar nga Rusia, qe një tjetër shuplakë në lëkurën-shollë të Hashim Thaçit dhe asqerëve të tij mediatike.

Këta të fundit deri në 9 shtator, po luanin pisët me mungesën e një qëndrimi të qartë nga Uashingtoni për këtë çështje. Sali Berisha duket se e ka bërë njëherë e mirë lanet Hashim Thaçin bashkë me idetë e tij të sponsorizuara nga Beogradi për ndryshim kufijsh. Përtej kësaj, Presidenti i Kosovës besohet se i ka luajtur të gjitha kartat për të blerë në mos pëlqimin e ish Kryeministri të Shqipërisë, të paktën heshtjen e tij. Ne mungesë të refuzimit për të ngjitur ashensorin e 24-katëshit që të dërgon në zyrën e Sali Berishës për Hashim Thaçin, ky i fundit ka bërë çmos që qoftë edhe për disa minuta në zyrën e Doktorit në katin 14, të mund të futej avokati i tij përjetshëm mediatik, Baton Haxhiu.

Por edhe kjo përpjekje ka dështuar dhe në mungesë të refuzimit, Batoni për disa ditë ka bërë xhiro boshte me hartat e Kosovës dhe Serisë në duar nëpër Tiranë dhe më pas është rikthyer i zhgënjyer në Prishtinë tek pronari i tij bashkë me gurgufjen se “takimi me Saliun për të ishte lojë fëmijësh”. Panoramë më patetike se kaq nuk mund të kishte. Por fundjava e kaluar në Palasë, ka qenë treguesi se Hashim Thaçi nuk ka hequr dorë nga planet e tij. Pas 6 muajsh, interesi ia do që të përballet sërish me Edi Ramën. Ky i fundit është njeriu që ka heshtur “si fija e barit” për debatin për ndryshimin e kufijve aq sa heshtja e tij ka shqetësuar deri dhe Hashim Thaçin qe me shumë gjasë nuk e ka kuptuar se nga derivon ky qëndrim.

Edi Rama, ka treguar se nuk është njeri i politikës, por pazarxhi i saj. Takimi i fshehtë mes Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në praninë e Zamir Manes tregon se “argati i Beogradit” i ka mbylluar pazaret e territoreve me pazarxhijtë politikë të Prishtinës. Për ta dërguar më tej skenarin ogurzi, atij i duhet edhe një pazar i fundit në Tiranë (më saktë në Palasë). Në këtë mënyrë, lufta mbi 100-vjeçare e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, po degradon në një pazar të fëlliqur që Hashim Thaçi dhe Edi Rama po e ndajnë me PPP si me Aleksandër Vuçiç ashtu edhe me oligarkët shqiptarë/ syri.net

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.