PD denoncon mbylljen e 133 shkollave

0
153

Partia Demokratike në ditën e parë të shkollës për këtë vit ka denoncuar mbylljen e shkollave në të gjithë vendin.

Me anë të deputetëve të zonave të ndryshme, PD ka treguar se mijëra nxënës kanë braktisur bankat e shkollës.

Burime pranë Partisë Demokratike kanë bërë më dije se janë 16 deputetë që janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

“Jane 16 deputete te PD ne te gjithe shqiperine, nga veriu ne jug qe po nxjerrin ne pah perkeqesimin e arsimit vit pas viti. PD ka evidentuar 133 shkolla te mbyllura, por drejtorite arsimire dhe ministria e arsimit nuk kane dhene akoma informacion per numrin e sakte te shkollave te mbyllura dhe braktisjes se shkollave nga nxënësit”, shtojnë burimet.

Ndërkohë deputetët që janë shpërndarë kanë treguar dhe shifrat e shkollave të mbyllura.

NJOFTIMET NGA PD PËR MBYLLJEN E SHKOLLAVE

Deputetja Dhurata Cupi denoncon ne diten e pare te nisjes se mesimit, mungesen e 35 nxenesve ne Patin te Klosit. Se bashku me kryetarin e kesaj Bashkie zonja Cupi thekson se mungesa e kushteve ekonomike ka bere qe dhjetra nxenes te mos nisin sot mesimin.

Deputetet e qarkut te Elbasanit Endri Hasa dhe Luciano Boci ishin sot ne shkollen e Bradasheshit, shkolle e cila ka kushtuar mbi 2 milione euro por qe sot ishte e mbyllur. Deputeti Hasa tha se banoret po largohen per shkak te kushteve te renda ekonomike dhe sociale. Deputeti Boci tha se shkolla e mesme Bradashesh e destinuar per femijet eshte dhene me qera per klientelen e qeverise.

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhes. Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkeqeverisjen me bandat.

Deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave ne Pogradec. Largimi masiv i banoreve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, jane arsyet e mbylljes se tyre

Nga Dajci ne Shkoder deputetja Izmira Ulqinaku tregon arsyen e mbylljes se shkollave fillore dhe te mesme. Edhe ne veri te Shqiperise, denoncohet mosfillimi i vitit te ri shkollor per qindra nxenes, ndonese nje vit me pare mesimi vijonte normalisht.

Deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: “Rilindja” e arriti qëllimin , të shpopullojë fshatrat duke i degdisur. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit , si në Sllovë , Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas , Laças , Renx) , Luzni , Melan ( mbyllet në Trepçë , ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera , pa xhama e me tavane të rëna.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here