“Një karrierë që nis me diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme” 

0
334

Bujar Kapinova

Drejtori i zonave të mbrojtura në Skrapar, me shkollë 7 vjeçare, paguhet me diplomë fallco Ka korrigjuar numrin e amzës në shkollën e mesme Potom Nr.438 dhe ka mundur të pajiset me dëftesën e shkollës mesme, gjë e cila duket dukshëm në Regjistrin themeltar të shkollës. Kjo ka bërë që Partizan Gorçe të vazhdojë pa ja bërë syri tërr dhe për t’u diplomuar më diplomë të shkollës së lartë. Falë këtij veprimi, zotëria në fjalë ka mundur të emërohet edhe Drejtor i zonave të mbrojtura në Skrapar nga qeverisja e Rilindjes. Mesa duket për Rilindjen nuk paskan rëndësi as diplomat, as kualifikimet pasuniversitare të dhjetëra intelektualëve që aderojnë me Partinë Socialiste në Skrapar, dhe burimet e saj njerëzore paskan shteruar, përsa kohë që në krye të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura kanë emëruar një drejtor me shkollë 7-vjeçare dhe diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme. Problemi është ngritur edhe në mbledhjen më të fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste në Skrapar, por deri tani askush nuk ka reaguar. Kjo, sepse Gorçe gëzon dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të deputetit të zonës, Adnor Shameti. Megjithatë ky fakt bie ndesh me atë çka kryeministri dhe Rilindja trumbetojnë prej kohësh: arsimimi, diplomat dhe kualifikimet për postet e administratës publike. Pra duket qartë që kemi të bëjmë me një propogandë të shëmtuar nga ana e Rilindjes, sepse në të vërtet në terren, diplomat dhe kualifikimet nuk pijnë më ujë për tu emëruar në poste drejtuese të administratës publike. Dhe Partizan Gorçe është shembulli i qartë, i një karriere që nis me diplomë të falsifikuar të shkollës së mesme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here