Ku po e çon arsimin kjo qeveri?!

0
120

Në këtë ditë të parë të shkollës, deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë nëpër zonat e tyre, për të denoncuar mbylljen e shkollave nga Ministria e Arsimit.

Deputetja Dhurata Çupi ishte këtë mëngjes në Klos të Matit.

Çupi: “Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare.Në qarkun Dibër mbyllen rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?”

Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.

Boçi: “Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është drmatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”.

Edhe deputetja Lindita Metaliaj nga Fishta e  Lezhës foli për 9 shkolla të mbyllura në rrethin e Lezhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here