Këngëtarja e njohur zbulon se ka abortuar tri herë brenda dy vjetëve

0
223

Artistët kohët e fundit po flasin çdo herë e më shumë për problemet që kanë me shtatzënitë.

E këtë herë është këngëtarja e njohur Carrie Underwood është ajo që ka befasuar të gjithë, ndërsa ka pranuar se ajo ka abortuar tri herë.

Artistja e muzikës Country ka folur në një intervistë ekskluzive për CBS, ku edhe ka shpjeguar pak kuptimin prapa këngës së saj më të re, ‘Cry Pretty’.

Ajo ka thënë se gjëja më e vështirë që është dashur të bëjë është të humbë tre fëmijë derisa ishte duke punuar për muzikë të re.

Carrie gjithashtu ka përjetuar një lëndim serioz të fytyrës vitin e kaluar, kur është dashur të bëjë 50 qepje.

Megjithatë, këngëtarja tani është shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, për të cilin ka treguar muajin e kaluar.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here