E akuzuar nga vajza për abuzim seksual, bashkëshortja mbron Woody Allen

0
146

Bashkëshortja e Woody Allen, Soon-Yi Previn ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me akuzat se regjizori ka abuzuar seksualisht vajzën e tij Dylan Farrow.

Në një intervistë me New York Magazine, 47-vjeçarja tha se Farrow përfitoi nga situata e nxehtë aktuale rreth ngacmimeve seksuale për të përhapur gënjeshta për Allen. Previn tha se doli të fliste tani për shkak se akuzat se regjizori ka abuzuar seksualisht vajzën e tij të adoptuar kur ajo ishte fëmijë janë rishfaqur.

Soon-Yi rrëfeu se ka qenë pikërisht nëna e saj adoptuese Mia Farrow që sajoi ngjarjen.

 “Ajo çfarë i ka ndodhur Woody është aq tronditëse, aq e padrejtë. Mia përfitoi nga lëvizja #MeToo dhe për të nxjerrë Dylan si viktimë. Është një brez i tërë i ri që po e dëgjon këtë, kur nuk duhet,”-u shpreh Previn. Previn u adoptua nga aktorja e famshme  Mia Farrow dhe muzikanti Andre Previn, nga Koreja e Jugut në moshën 6 vjeçare.

Pasi u divorcua nga Andre, Mia u lidh me Allen kur Soon-Yi  ishte vetëm 11-vjeçe. Por Soon-Yi  u lidh me regjisorin në moshën 21-vjeçare, kur ky i fundit ishte në një marrëdhënie më nënën e saj adoptuese Mia. Në një intervistë Allen tha: “Njerëzit mendonin se unë isha babai i Previn, që e përdhunova dhe u martova me një të mitur.” Në intervistë Previn tha se fëmijëria e saj në New York nuk ishte e lumtur, duke pretenduar se Farrow kishte dhunuar fizikisht dhe verbalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here