Zëdhënsja e PD: Pas stadiumit me kullë tani e ka radhën presidenca

0

Zedhensja e PD Ina Zhupa permes nje postimi ne facebook shkruan se pas stadiumit me kulle, do bejne edhe presidencen me kulle.

Loading...

Postimi i plotë:

PAS STADIUMIT ME KULLË, DO NA E BËJNË EDHE PRESIDENCEN ME KULLË!

Ose thënë ndryshe Kullë e re, Zakon i vjetër: Vjedhje, Korrupsion dhe Shkelje Ligji nga Erioni Betoni në mes të Tiranës.

Kulla e rradhës që ka dhënë leje Erioni Betoni (ai që flet për gjelbërimin), është kufizuese me territorin e Institucionit të Presidentit të Republikes, vetëm 5 metra larg. Por në shkelje të ligjit kanë dhënë leje dhe as nuk e kanë pasqyruar godinën e Presidencës ne studim që kjo ligjërisht benë pjesë tek objektet e kategorisë së vecantë. Godina që do të ndërtohet ka lejen mbi 37 metra, po ta krahasosh me Presidencën i qendron sipër kokës plot 23 metra lartësi…

Gjithashtu kulla e rradhës ka marr lejen në 2017 dhe nuk kishin nisur punimet . Por pse është bërë kjo ? Ndoshta për ta bërë korrupsionin dhe shkeljen ligjore më të madhe!!! Në korrik 2018 kanë shtuar masën voluminoze të ndërtimit me rreth 1300 m2 më shumë. Ndërkohe që plani i studimit të pdv-s nuk të lejon të propozosh 2 studime per miratim . Por për klientet e Veliajt nuk ka rëndësi ligji, rëndesi ka kulla të jetë më e madhe dhe fitimet po ashtu.

Për me tepër lexoni hollësitë e korrupsionit dhe shkeljet ligjore të kullës së rradhës, shoqëruar me dokumentet përkatëse:

Me vendimin nr. 11 date 20.06.2018 Këshilli Kombëtare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin polifunksional 13 kate të quajtur “West Residence” me vendodhje Rruga “Ibrahim Rugova”, zona kadastrale 8270 me një distancë 5 metra nga kufiri i territorit të Institucionit të Presidencës , zbatuese e këtij vendimi Bashkia Tiranë .

Zona ku është miratuar kjo leje është hapësire që aktualisht shërben si parking me nje kapacitet rreth 90 automjete dhe i vetmi në zonën e ish-bllokut për nga kapaciteti .

Në Planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë Tiranë kjo zonë ku ndodhet trualli është emërtuar TR168 zonë për zhvillim dhe detinacion për ndërtime.
Ne pikën 5 të Vendimi të KKT është vëndosur që të shfuqizohet plotësisht një vendim i mëparshëm me nr.4 datë 10.11.2017 i cili i jepej këtij subjekti që te zhvillonte truallin me përmasa volumetrike më të vogël përkatësisht : me Intensitet ndërtimi 4.18 % dhe me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 14110 m2 (nën tokë dhe mbi tokë).

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. ZhupaFotografia e Ina K. Zhupa

Fotografia e Ina K. Zhupa

Ne vendimin nr. 11 datë 20.06.2018 Këshilli Kombëtare i Territorit ka miratuar këtë leje zhvillimore me permasa më të mëdha volumetrike të ndërtimit konkretisht sipërfaqe të përgjithshme të ndertimit 15408 m2 (nën tokë dhe mbi tokë ) , dhe duke i shtuar truallit intesitetin e ndërtimi në masën 5.08 % , pra duke rritur volumin me rreth 1300 m2 ndërtim më shumë.
Miratimi i lejes zhvillimore për sipërfaqen e truallit prej 1744 m2 është në kundërshtim me Nenin 52, pika 5 të Rregullorës së Planit të Përgjithshëm Vendore të Bashkisë Tiranë, ku shkelen standartet e distancave ndërmjet objekteve të cilat mbrohen për shkaqe mjedisore , sigurie etj.

Ne dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore të miratuar nuk është realizuar studimi sipas ligjit, konkretisht nuk është pasqyruar godina e Institucionit të Presidencës , kjo në shkelje të VKM nr. 671 datë 29.07 .2015 “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” ku percaktohen rregulla të unifikuara për strukturën, përmbajtjen dhe procedurën e hartimit, zbatimit, detajimin dhe monitorimin e zbatimit të PDV-e vendore .

Bashkëngjitur dokumentat :

1. Dokumentin e vacantë të lejes zhvillimore për objektin “Godinë Polifunksionale Ëest Residence” 13 kate
2. Vendimi nr. 11 datë 20.06.2018 i Këshillit Kombetarë të Territorit që është miratuar leja e zhvillimit për objektin polifunksional 13 kate të quajtur “Ëest Residence”
3 . Faqe nr.4 e dokumentit të vecantë ku përcaktohet vendodhja e prones truall qe do te zhvillohet (zona TR168) .
4. Faqe nr.9 e dokumentit të vecant ku percaktohet destinacioni i perdorimit të njesive të objektit (banim , shërbime , biznese) .
5. Faqe nr.10 e dokumentit të vecant përcaktohet përmasa volumetrike e objektit :
Sipërfaqe e përgjithshme e truallit për zhvillim 1744 m2 , sipërfaqe e zënë nga struktura 840 m2 , sipërfaqe e përgjithshme e ndërtimit mbi toke 8869 m2 ndertim ,Sipërfaqe e pergjitshme total mbi dhe nën tokë 15408 m2 ndërtim.
6. Ortofoto që percakton vendodhjen e truallit ku do të ndërtohet godina polifunksionale “Ëest Residence” .
7. Vendimi ( i shfuqizuar) nr.4 datë 10.11.2017 i Këshillit Kombëtare të Territorit .
8. Dokumenti i vencatë i Lejes Zhvillimore ,harta , (të shfuqizuar) me vendimin nr.4 datë 10.11.2017

Loading...

Lini nje pergjigje