Shpërthen Boçi: Ministria që luan me celular, demagogjia me arsimin nuk paska të mbaruar

1
240

Deputeti i PD Luçiano Boçi permes nje postimi ne facebook ka reaguar ashper ndaj ministrise se arsimit. Boci shkruan se fillimviti nuk shenjon asgjë për mësuesit e nxënësit, përjashto ato të klasave I-IV që marrin libra në përdorim, në vend të atyre falas.

Postimi i plotë:

MINISTRIA QË LUAN ME CELULAR

Demagogjia me arsimin nuk paska të mbaruar.
Ky fillimviti nuk shenjon asgjë për mësuesit e nxënësit, përjashto ato të klasave I-IV që marrin libra në përdorim, në vend të atyre falas.
Mësuesi vazhdon të përcmohet, të denigrohet e keqpërdoret.
As rritje page, as lekë transporti, ndonjëherë as sigurime shëndetësore.
Nxënësit vuajnë çmimet e kripura të librave e mjeteve mësimore, shkollat e degraduara e të papajisura me elementet e një mësimnxënie normale, orarin katrahurë, shto kalvarin e mbylljes së shkollave.
Ndërsa Ministria e Arsimit ka tash tre muaj që merret vetëm me celularin.
A thua na ishte zbulim!?
Madje në mënyrë groteske bërtet pa vend e kuptim “Je suis Macron”, duke ngatërruar kështu kontekstin francez të gjërave, për shkak të paaftësisë e injorancës.
Sigurisht çdo vendim që merret në mbarëvajtje të procesit mësimor vlen.
Edhe ky i celularëve duket se shërben.
Por vendimi aty ka qenë dhe më parë!
I shkruar në Kodin e etikës dhe rregullat e procesit mësimor.
Po nuk është zbatuar!!!
Nuk është zbatuar se Ministria jonë e arsimit “vdes”për celularin.
Madje me celuar nxorrën tezën e maturës.
Me celular vendosën nota për miqtë e partisë.
Me celular kërcënonin e kërcënojnë për vota mësuesit.
Me celular çfarë nuk kanë bërë e bëjnë.
Tani me celuar do t’i thonë mësuesve mos përdorin celularin!?
Dhe nr. e celularëve të mësuesve i kanë marrë me justifikimin për të komunikuar për procesin mësimor!!!???
Tani i bie që ministria pas orës 16.00 ti fusë një chat me mësuesit për…politikë.
Detyruan dhe mësuesit t’ia merrnin prindërve, po gjoja me justifikimin për të ndarë opinione për mësimin!!!
Por i duan vetëm për fushatën e afërt.
Prandaj e gjithë kjo zhurmë është thjesht një “fortunë në celular”.
Sa për të kapërcyer pragun e fillimit të vitit të rraskapitur shkollor dhe për t’i marrë mendjen miletit me celular.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here