“Shefqet Peçit i hëngrëm por*hën, Tërmet Peçit i hëngrëm këngën”

0
609

Partia Demokratike, kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiaku të Tepelenës tërmet Peçi, pasi ky i fundit këndoi sot këngë për ish-diktatorin Enver Hoxha.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ylli Dylgjeri, i cili me ironinë e tij, lë të kuptohet se edhe kjo histori të njëjtin fund si çdo skandal tjetër në Shqipëri do të ketë.

Postimi i plotë:

Shefqet Peçit i hëngrëm pordhën,

Tërmet Peçit i hëngrëm këngën

(Kronika sipas Peçologëve)

…në ditët e fundit, në qelinë ku dergjej Shefqet Peçi u kujtuan të dërgojnë së fundi një prokuror. Çështja në ngarkim të të pandehurit Peçi po dilte nga afatet e gjykimit…

Dhoma e errët e qelisë mbante nën një copë leckë të lodhur trupin e cfilitur të plakut Hero Shefqet Peçi…

Hapet dera e hekurt dhe brenda në qeli hyn prokurori:

-I pandehuri Shefqet Peçi çohu!

I pandehuri pasi dëgjon urdhërin lëshon një zë të mbytur.

-Kush je ti…?

-Prokuroria jam!

-Çar do tiiii?

-Tët pyes…!

-Të më piesësh???

-Po!

I pandehuri e ngre pak kokën dhe flet:

Ma ha pordhen…!

Kaq.

Kështu u mbyll hetimi i fundit në demokraci i xha Shefqetit, pak kohë se të mbyllte sytë.

Do rridhnin vitet. Do ndroheshin pushtetet e vendi do të stabilizohej disi. Por dheu sërisht

u tund:

Tërmet! Tërmet! Tërmet!

Tellai hap fjalën :

Fitoi zgjedhjet Tërmeti. Kryetari i Ri i Bashkisë së Tepelenës eshte Tërmet…Peçi. Djali ynë. Gjaku ynë! Fisi ynë! Militanti ynë.

Ta gëzoje!

Kënga e mishi mbuloi Tepelenën:

Këndo Tërmet të lumtë goja

Fisit tonë nuk i del boja,

Le t’na heqin nga borderoja,

Ne s’na mbyllet kurrë goja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here