Nusja i helmoi të ëmën me lëng portokalli, i riu përlot me fjalët për të bijën 1-vjeçare

0
238

Marjana Cmeta është e reja e cila bëri bujë disa kohë më parë për videon e regjistruar tek një hoxhë në Tiranë ku rrëfente se kishte helmuar të vjehrrën e saj Lirije Lami me lëng portokalli dhe më pas e kishte mbytur.

Ajo gjendet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë dhe është nëna e një vajze 1-vjeçare, për të cilën kujdesen prindërit e saj.

Ata e dërgojnë çdo ditë të voglën në burg të vizitojë të ëmën.

Ish-bashkëshorti i saj Oltion Lami, pasi krimit të rëndë as nuk mund ta prekte vajzën e vogël e ndërsa është shprehur në një intervistë për “Tirana Post”, se do kërkojë kujdestarinë e të bijës.

Ai ka thënë:

Nuk e njoh Olian akoma. Kam shumë mall për të, dua ta takoj. Ta marr në krahë, të dëgjoj belbizimet e saj. Ajo ka mbushur 1 vjec me datë 26 gusht. I kam bërë përpjekjet e mia për ta takuar. Një i njohur më tha që vajzën e cojnë prindërit e Marjanës cdo ditë në burg. qëndron në qeli nga ora 07.30 deri vonë. Një ditë, mora guximin tu dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë. Tani jam duke pritur të përfundojë gjyqi dhe më pas do kërkoj kujdestarinë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here