Standard.al

Meta nesër vizitë zyrtare në Vatikan

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Lidhur me këtë takim, Presidenti Meta ka folur sot edhe për prestigjozen italiane ‘Il Messaggero’.

I pyetur se çfarë pret nga kjo vizitë në Vatikan, Meta është përgjigjur se:

‘Ne falënderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare.

Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetëra klerikë të tjerë’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.