Deklarata e fortë Braimllari: Rama varfëroi dhe krimininalizoi vendin

0
176

Sekretari  i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i shoqëruar nga deputeti i LSI së Qarkut Korçë Edmond Panariti zhvilluan një tur takimesh me strukturat e LSI-së ne Korçë, Ersekë dhe Pogradec.

Gjatë fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari akuzoi kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, për shkak të politikave të qeverisjes së tij që po nxisin varfëri dhe kriminalitet.

‘Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri, sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët dhe kriminalizo vendin’, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.

Image

Fjala e plotë e Endrit Braimllarit në takimin e Pogradecit:

Sot Shqiptaria është më e varfër se kurrë dhe këtë nuk e them un, këtë ju e ndjeni përditë në takimet që keni me njerëzit.

Ka shumë të rinj e të reja nga Pogradeci që largohen jashtë Shqiptarisë. Familjet e tyre nuk kanë dëshirë që të largohen, por i detyroi Edi Rama të largohen dhe kjo është jashtëzakonisht shumë e rëndë për vendin. Thonë që kemi hapur 234 mijë vende të reja  pune.

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit thotë që 367 mijë shqiptarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Atëherë si mund ta shpjegojë ky kryeministër këtë largim të shqiptarëve nga vendi.

Ky kryeministër nuk ka asnjë politikë konkrete për të nxjerrë vendin nga kjo varfëri sepse politika është e qartë: varfëro shqiptarët, kriminalizo vendin me qëllim që nesër të ketë më shumë mundësi për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, atë çka bëri zgjedhjet e fundit.

Ne jemi më të vendosur se kurrë, përballë Edi Ramës ka vetëm një politikë. Ajo është politika e qytetarëve, politika e protestave sepse ne nuk durojmë më këtë njeri të papërgjegjshëm të marrë peng Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here