Vetëm pak ditë më parë PDIU-u deklaroi se ka prishur alenacën me PS-në dhe do të kërkonte një marrëveshje me opozitën.
Pas kësaj deklarate erdhi edhe takimi i Shpëtim Idrizit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Diskutohet për një marrëveshje mes dy partive.
Kështu, sot mësohet se do të ketë një takim tjetër mes tyre.
Në orën 11:00 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të takohet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi ne hotel Rogner.
Pas këtij takimi do të ketë edhe një deklaratë për mediat.