Standard.al

Zbulohet skandali i ‘Air Albania’ asnjë fjalë në shqip, veç turqisht dhe anglisht

0

Nisja e fluturimeve të linjës “Air Albania”, ka shkaktuar jo pak polemika në Shqipëri. E gjithë kjo për shkak se opozita atje po akuzon se kjo kompani nuk ekziston. Por, ajo që ka rënë në sy sot, kur edhe u nisën udhëtarët e parë me këtë linjë, është se të gjitha shenjat orientuese në aeroplanin me të cilin udhëtuan ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, dhe jo në shqip.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur të shtunën në mëngjës në aeroportin e Rinasit, për të përcjellë drejt Stambollit udhëtarët e parë të linjës “Air Albania”. Por, ajo që ka rënë në sy është se në aeroplanin më të cilën udhëtuan ata, shenjat orientuese nuk ishin në gjuhën shqipe. Ato ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, shkruan Express.

 

Nisja e fluturimeve të “Air Albania ka shkaktuar jo pak polemikë në vend. Opozita ka akuzuar dje se Air Albania nuk ekziston. Opozita thotë se “të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i “Turkish Airlines” sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.