Vasili: Prokuroria të hetojë përfshirjen e errët të Albkontroll në aferën Air Albania

0
203

Deklarata e Petrit Vasilit për “Air Albania” gjatë intervistës për Fax News
Vasili: Prokuroria të hetojë përfshirjen e errët të Albkontroll në aferën Air Albania.
Ndërkohë ditën e sotme do të ketë një inagurim për kompaninë e parë ajrore që mban flamurin shqiptar “Air Albania” dhe nesër në mëngjes në orën 8 do të jetë fluturimi i parë, si mendoni është një arritje e qeverisë? Kemi kompaninë e parë me flamurin tonë….
Nuk është e vërtetë që është hapur kompania e parë me flamurin tonë. Ne kemi pasur “Albania Airlines” dikur që ka pasur flamurin shqiptar. Kjo nuk është e para. Problemi qëndron këtu, kjo është një kompani që unë s’dua të merrem fare me historinë e parave, burimeve të tyre, mënyrën e ndërtimit, e të tjera, por kjo ka një çështje të pakapërcyeshëm, shumë të rëndë, të cilën ju si media duhet t’ju tërhiqte fort vëmendjen tuaj. Ka gjënë më të padëgjuar në botë. Që një nga tre ortakët e kompanisë është “Albcontrol”-i Shqiptar.
Çfarë problemi ka?
Është ndërmarrja, është një Sh.A, e cila ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore shqiptare dhe ruajtjes për respektimin e standardeve më të larta të hapësirës ajrore. Pra që tutelon hapësirën ajrore dhe të gjitha kompanitë që operojnë në të. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare (FIR), në përputhje me standardet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Që prej vitit 2003, “ALBCONTROL” është anëtare e “EUROCONTROL”. Në vitin 2009 u anëtarësua në CANSO GLOBAL (Civil Air Navigation Services Organization) dhe, që prej Janarit të viti 2016 është anëtare me të drejta të plota e CANSO Europe Region.
E dyta, është një kompani që të tëra paratë që ka, të cilat i vijnë nëpërmjet “Eurocontrol”, i cili administron qiellin e përbashkët europian, kanë një destinacion vetëm të përdorimit të tyre. Këto paratë përdoren vetëm për përmirësimin e standardeve, për trajnimin e personelit, dhe për teknologjinë që sigurojnë standardet më të lartë të kontrollit të hapësirës ajrore. Çdo “ALBCONTROL” pjesë e kësaj pune, në një biznes të një kompanie ajrore, qoftë kjo që përfaqëson Shqipërinë. Është një kompani ajrore që do të operojë në treg. Çdo kjo? Kjo është pjesa më e dyshimtë dhe pjesa më e zezë në këtë mes. Ajo që është ngarkuar për t’i kontrolluar të tërë dhe si I realizojnë standardet të tërë, është pjesë e kësaj gjëje. Mund të jetë kjo kompani? E ka më rolin kjo kompani për të cilën rregullat e funksionimit, të cilat ajo i ka të negociuara dhe të konkluduara me “EUROCONTROL”-in, pra me rregullat europiane siç veprojnë të gjitha kompanitë e kontrollit të hapësirës ajrore. E kuptoni çdo me thënë? Një ndërmarrje që ka detyrën e kontrollit të hapësirës ajrore, është ortake, merret me biznes me një kompani ajrore, bën biznesin e saj. Ky është fundi I botës. Është turp i madh.
Pastaj kjo kompani është liciensuar dy ditë më parë, do të bëjë fluturimin e parë sot? Edhe nesër do të bëjë fluturim prove me student, kundër të gjithë rregullave të verifikimit dhe kontrollit? Çfarë është kjo? Për të vazhduar dhe për të bërë show-n e rradhës? Kjo çështje e “Albcontrol” është një çështje që mendoj që Prokuroria është shumë vonë në hetim, pasi deklarimi i saj si ortake është bërë prej kohësh. Është bërë publik prej kohësh, nuk është një fakt i ri. Se ka që në shkurt-marsin e këtij viti që është bërë publike, që është aksionere. Se si kompania që kontrollon hapësirën ajrore bëhet ortak me një sipërmarrje, me një privat atje brenda dhe me dikë tjetër nga Turqia, kjo është gjëja që do linte pa gojë të gjithë. Është një nga gjërat më të errëta që mund të ekzistojë. Çdo kjo kompani shtetërore, që ka detyra të tjera? Mos ka qëllime të tjera që do të jetë pjesë atje? Mos do të jetë alibi dhe të fshehë diçka? Mos do të lehtësojë lëvizjen e diçkaje? Qofshin këto vlera monetare e trafiqe të llojeve të tjera?! Ç’punë ka kjo? Kjo ka detyrën që ti kontrollojë të tërë në hapësirën ajrore, të gjitha kompanitë, shqiptare e të huaja më të mirat dhe më të rëndësishmet e botës. Sa herë që do të përdorin hapësirën ajrore, dhe këtë e menaxhon sipas rregullave europiane të sigurta. Thashë edhe njëherë tjetër, financimi I kësaj kompanie vjen nëpërmjet mekanizmave europiane dhe me destinacion shumë mirë të përcaktuar. Pra, që i shërben vetëm kësaj gjëje. Posi, mund të shpenzojë miliona për të blerë teknologjinë më të mirë për dedektimin e hapësirës ajrore, mund të harxhojë para sa të dojë që të trajnojë njerëzit që punojnë atje dhe që janë kontrollorët e hapësirës ajrore, mund ti çojë në vendet më të mira të botës, gjithçka është e lejuar, por aman në funksion të garantimit të një standardi të lartë. Ç’punë ka kjo në këtë mes? Kjo është një aferë e zezë. Sigurisht që me këtë Prokurori që kemi , jemi shumë vonë sikurse është edhe për çështjë të tjera kallëzimesh penale që ka edhe për kryeministrin, kështu që kjo prokurori nuk heton dot më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here