Skrapar, nga mësues për Shqipërinë në mësues për partinë

0
249

Viti i ri shkollor po nxjerr në pah fenomenin e punësimeve politike në drejtoritë arsimore. Ndryshe nga herët e tjera, skema që kanë zgjedhur drejtuesit e PS në rrethe për të bërë emërime politike  kalon çdo imagjinatë.

Rasti më flagrant është ai i Skraparit. Zyra Arsimore në Skrapar, me miratimin e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Berat ka vendosur të të punësojë mësues duke rritur fiktivisht numrin e klasave.

Konkretisht, në Skrapar zyra arsimore ka urdhëruar ndarjen e numrit të nxënësve në klasa duke i lanë, pjesën më të madhe të tyre, me 16 nxënës. Arsyeja nuk ka të bëjë me cilësinë e mësimdhënies, por me hapjen e vendeve të punës për mësuesit. Jo rastësisht, përfituesit e kësaj skeme janë të gjithë mësues që njihen si militantë dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Me këtë skemë rezulton se numri i nxënëseve bie në gjithë zonë, por numri i mësuesve vijon të rritet. koha.jone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here