Standard.al

“Emirates” vjen në zemër të kryeqytetit, iniciativa e çiftit Delacoudro me një ambient tipik francez

0

“Emirates” vjen në zemër të kryeqytetit, iniciativa e çiftit Delacoudro me një ambient tipik francez

 

Vajza tiranase e cila jeton prej 30 vitesh në Francë, ka vendosur të rikthehet në vendlindje së bashku me bashkëshortin parisien dhe të bijën. Gjatë qëndrimit në Francë, bashkëshortja e Naimo Delacoudro, Eva  tregon për “Standard” se kishin në pronësi të tyre një lokal, dhe me po këtë qëllim kanë mbërritur edhe në Tiranë, krijimin e një ambjenti ndryshe, tipik francez, të përshtatshëm për të gjitha moshat. Teksa bisedonim me pronarin e lokalit më të ri, pavarësisht vështirësive më shqipen, ai arriti të  na përcjellë me radhë arsyen e ardhjes në Shqipëri, si dhe tregoi se kthimi ishte i përkohshëm në parim, por që mundësia për qëndrim të përhershëm është e llogaritshme. Ai shprehu dëshirën e hapjes pastaj edhe të një pastiçërie tipike franceze me po të njëjtin emër.  “Emirates”, kështu quhet lokali më i ri në zemër të Kryeqytetit, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Arsyeja e këtij emërtimi ishte fakti se Naimo është tifoz i skuadrës parisiene, vend nga i cili ka edhe origjinën. Një ambjent prej 200 metra katror, në katin e katërt të pallatit “Vodafone” në kryeqzimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i arreduar me stil 100% francez, të jep ndjesinë e jetës mondane, të ofron kënaqësinë e një mëngjesi francez, një gote verë tipike franceze, dhe jo vetëm. Delacoudre tha për gazetën se e veçanta e “Emirates”, përveç arredimit është edhe ndarja në tre ambjente, mëngjesi, tërësisht francez, kafe dhe pije të tjera gjatë ditës, ndërsa pas orës 19 verë dhe muzikë Juzz. Nuk do të mungojnë as “Shishat”, shumë të përhapura tashmë në vendin tonë, por ndryshe nga të tjerat, specialitet i Emirates do të jetë “Shisha shalqin”. Ndërsa së shpejti “Emirates” do të jetë edhe në Google Map.  Veç të tjerash, lokali më i ri në Tiranë ofron edhe ashensor të posaçëm vetëm për klientët. Ndërsa interesi më i madh mbeten gjithmonë çmimet, në “Emiratës” do të gjeni çmimet më të arsyeshme, pasi për nga cilësia, janë të parët.

 

   

Intervista e plotë

 

  1. dhe Znj Delacoudre e kujt ishte iniciativa për t’u rikthyer në Shqipëri?

Iniciativa për tu rikthyer në Shqipëri ishte e bashkëshortit tim, pasi kishte dëshirë të investonte diçka ndryshe, dhe jo më në Francë. ( Bashkëshortja).

 

Pse zgjodhët pikërisht këtë vend dhe e kujt ishte ideja e një emërtimi të tillë?

Duke qenë një ndër vendet më strategjike, në zemër të bllokut, pranë Gjykatës dhe Drejtorisë së Tiranës, ku lëvizjet janë më të shumta dhe klasa shoqërore është më e ngritur, insistuam të dy për këtë vend, dhe fatmirësisht ia dolëm ta gjenim aty ku e dëshironim.  Për emrin “Emirates”, tregon Eva, bashkëshortja e Naimos,  e zgjodhi kështu pasi është suportues dhe tifoz i zjarrtë i Parisit.

 

Ju jeni rikthyer për disa kohë në Shqipëri apo keni vendosur të rrini përgjithmonë?

Jemi kthyer për një kohë të gjatë.

 

Dhe ajo çfarë keni zgjedhur të bëni ju këtu është investimi në këtë biznes?

Është ky biznes në fillim, por nëse gjithçka shkon mirë, shumë shpejt do hapim një pastiçëri me të njëjtin emër.

 

Mund të na flisni pak për risitë e “Emirates”?

Do të ofrojmë mëngjeset franceze. Bari është programuar me tre ambjente, mëngjesin francez, dita do të jetë e hapur për kafe apo çdo pije tjetër, ndërsa pas orës 19 do të fusim në funksion verën franceze e shoqëruar me djathra francezë.

 

Ky do jetë një bar deri në mesnatë apo 24 orarësh?

Do të jetë deri në 12 si shumica.

 

Përsa i përket ambjenteve të lokalit, mund të na tregoni pak për sipërfaqen, ndarjet nëse ka?

Lokali është 200 metra katror, pa ndarje, përveç pjesës së kuzhinës e cila është e distancuar, ofron ashensorin që është direkt i lokalit.

 

Një tjetër interes tepër i rëndësishëm për të gjithë ata që do të shohin logon tuaj janë çmimet. Si do të jenë çmimet e produkteve që ofroni?

Çmimet mendoj se janë shumë të arsyeshme për çfarëv ofrojmë. Çdo gjë shkon me cilësinë.

Ky do të jetë një ambjent mjaft i frekuentuar, bazuar në atë çfarë ofroni.

Patjetër, kjo është edhe aryeja e ndarjes së tij në tre ambjente.

 

Kur do të jetë hapja zyrtare e “Emirates”?

“Emirates” hapet zyrtarisht sonte në darkë, ndaj ftojmë të gjithë që të na bashkohen për të shijuar stilin e ri, tërësisht francez, muzikën jazz dhe verën tipike të origjinës sime.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.