Presidenti Meta takon kryebashkiakun e Napolit: Miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu

0
132

Presidenti i vendit Ilir Meta gjate vizitave te tij zyrtare eshte ndalur ne Napoli ku ka takuar dhe kryebashkiakun, Luigi de Magistris. Meta shkruan se eshte një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu.

Postimi i plotë: 

Kënaqësi të vizitoj Napolin dhe të takoj kryebashkiakun, Luigi de Magistris. Një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Mirëpresim kryetarin de Magistris të vizitojë Shqipërinë.

Presidenti i Republikës, Meta zhvilloi sot një vizitë në Napoli të Italisë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë, Lugi de Magistris. Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Bashkisë së Napolit, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Napolit dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën ekonomike, turizmit dhe të kulturës. Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu lidhjet e forta të miqësisë në shekuj mes Napolit dhe popullit shqiptar, një miqësi që siç u shpreh, daton që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Presidenti Meta e ftoi Kryetarin e Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, ftesa e cila u mirëprit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here