Presidenti Meta pret në takim shqiptarin që drejton bashki në Australi: Memeti shembull frymëzimi

0
145

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim Jim Memeti, Kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.

Në një shenim në rrjetin social kreu i shtetit shkruan se, duhet të jemi krenarë që Memeti drejton denjësisht një qytet kaq multikultural, ku qytetarë nga 150 kombësi të ndryshme jetojnë në harmoni”.

Postimi i plotë: 

Pata kënaqësinë të takoj patriotin shqiptar me origjinë nga Manastiri, z.Jim Memeti, Kryetar i Bashkisë së “City of Greater Dandenong”, në Melbourne të Australisë.
Duhet të jemi krenarë që z.Memeti drejton denjësisht një qytet kaq multikultural, ku qytetarë nga 150 kombësi të ndryshme jetojnë në harmoni.
Jim Mehmeti është një shembull frymëzimi për mbi 25 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Australi, të cilët ruajnë me dashuri gjuhën, kulturën dhe traditat e të parëve të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here