Standard.al

Johanes Hahn flet haptazi: Kosova e Serbia ndryshojnë kufijtë në 2019

0

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn, deklaroi se marrëveshja përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit do të arrihet në mesin e vitit të ardhshëm.

‘Ky duhet të bëhet qëllimi ynë që të kemi një marrëveshje deri në mesin e vitit tjetër, po ashtu më pas do të jetë një komision i ri dhe nuk do të jetë mirë nëse ne zgjasim negociatat shumë gjatë’.

Ai paralajmëroi Kosovën dhe Serbinë edhe për kufizimet dhe shqetësimet ndërkombëtare për zgjidhjet që do duhet të japin në dialog.

‘Nuk do të thotë që çdo zgjidhje biletarale duhet t’i kushtojë tjetrës. Krejt e kundërta, ajo duhet të kontribuojë edhe më tej në qëllimin e përgjithshëm dhe në të gjashtë kundërshtarët e BE-së herët a vonë’, tha ai për agjencinë e lajmeve MIA.

Ndryshe, takimi mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit nuk ka ndodhur dhe ende nuk është e ditur se kur do të jetë takimi i ardhshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.