Bieber: Për pak sa nuk humba jetën nga mbidoza

0
158

Pas ndarjes tragjike nga jeta të reperit Mac Miller si pasojë e mbidozës dhe problemeve të Demi Lovatos, të famshmit janë bërë edhe më të përgjegjshëm për të rrëfyer problemet e tyre me lëndët narkotike në rrjetet sociale.

Së fundmi është menaxheri i Justin Bieber, Scooter Braun, i cili ka treguar vështirësitë që ka hasur me këngëtarin e hitit “Sorry”, pasi ky i fundit u bë tërësisht i varur nga lëndët narkotike. Scooter Braun i rikthehet vitit 2014, kur Justin ishte vetëm 19 vjeç dhe rrëfen se frika e tij më e madhe ishte se jeta e këngëtarit do të këputej në lule të rinisë.

“Ishte një periudhë kur nuk mund të flija dot natën sepse kisha frikë se do ta humbisja. Mendoja se çdo natë ishte nata e tij e fundit. Me aq shumë pislliqe që mund t’i fuste trupit gjatë natës, mendoja se nuk do të zgjohej dot të nesërmen në mëngjes”, tregoi menaxheri Broun gjatë një intervistë me “The Red Pill Podcast”.

Gjatë 2014, Justin Bieber u arrestua disa herë për shkak të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike, madje edhe se po bënte gara me Lamborghini në Miami.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here