Zbulohet çifti më i ri në showbiz

0
183

Pasi u panë bashkë të shëtisnin nën dritën e hënës në një prej plazheve të Kalifornisë, “US Weekly” ka konfirmuar se dyshja e aktorëve Andrew Garfield dhe Susie Abromeit janë në një lidhje me njëri-tjetrin.

Dyshja nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment publik lidhur me marrëdhënien e tyre, por ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrin në disa evente, që pas shëtitjes romantike në Malibu.

Sipas burimeve, gjatë kësaj jave çifti ka shijuar një darkë romantike në një prej restoranteve në Malibu.

Duket se aktorët e “Spiderman” dhe ”Jessica Jones” janë ende në fillim të lidhjes së tyre, pasi sipas atyre që i kanë parë së bashku, dyshja nuk ka pasur shumë ndërveprim me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Garfield konfirmoi ndarjen nga aktorja Emma Stone, me të cilën kishte një lidhje disa vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here