Rama zgjohet nga ‘gjumi’, flet për herë të parë çështjen e Kosovës

0
200

Në Top Channel ka nisur mbrëmjen e së enjtes transmetimi i emisionit politik të titulluar “Open”, i drejtuar nga gazetarja e njohur Eni Vasili. Kryeministri Edi Rama është i ftuari i parë në këtë start të emisionit të ri në Top Channel.

Përballë gazetares Eni Vasili, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth idesë së hedhur për rishikim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u përgjigj: “Është një çështje që i takon shtetit të Kosovës. Na një anë në Kosovë ka një debat mbi një ide, jo një platformë. Nga ana tjetër, si përfaqësues i Shqipërisë ndjej detyrimin që të respektoj vendimin e tyre. Unë kam qenë i qartë, se do të flas për Kosovën, por nuk mund të flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here