Politikani i Opozitës Arian Galdini nderohet në SHBA nga Guvernatori i Kentucky!

0
295

Pedagogu Arian Galdini i cili njëkohësisht është edhe njëri prej politikanëve të Opozitës si Kryetar i një Partie të vogël joparlamentare të Koalicionit Opozitar, është nderuar në SHBA nga Guvernatori i Kentucky Matt Bevin me titullin e nderit Kolonel i Kentakit (Kentucky Colonel). Kentucky Colonel është një titull nderi i krijuar pas Luftës Civile dhe akordohet vetëm nga Guvernatori i Kentucky. Këtë titull nderi e ka marë edhe Winston Churchil pas L2B. Ndërsa pak kohë më parë Kentucky Colonel i është dhënë nga Guvernatori Matt Bevin edhe ZvPresidentit të SHBA Mike Pence. Ky vlerësim që i bëhet politikanit të Opozitës Shqiptare, vjen në një moment kur SHBA po inkurajojnë pastrimin e politikës shqiptare nga krimi, korrupsioni dhe të korruptuarit. Tërthorazi, vlerësimi që i është bërë në SHBA Pedagogut Arian Galdini, është një vlerësim edhe për Opozitën shqiptare. Kujtojmë se Opozita Shqiptare e ka shpallur si mision politik të sajin, pastrimin e politikës nga krimi dhe të korruptuarit. Pritet që brenda muajit shtator Arian Galdini të zhvillojë një vizitë zyrtare në Washington DC, ku pritet të ketë takime zyrtare në Departament të Shtetit, Kongres dhe Institucione të tjera. Ja edhe postimi i plotë i Arian Galdinit në profilin e tij në facebook: U krye miq. Sot më erdhi edhe vlerësimi zyrtar me Çertifikatën dhe Dekoratën përkatëse, nga Guvernatori i Kentucky në SHBA .

Tashmë jam dekretuar zyrtarisht prej Guvernatorit Matt Bevin me titullin e nderit Kolonel i Kentakit- Kentucky Colonel. Motivimi i ketij nderimi dhe vlerësimi të bërë në SHBA për mua është edhe më inkurajues e nxitës për vijimin e betejave dhe sfidave të mia politike dhe publike për ta bërë Shqipërinë një atdhe më të mirë e më të drejtë ku të gjithë kemi vend e të gjithë bëjmë pjesën tonë, e nuk lëmë askënd pas a mënjanê. Më është komunikuar se ky nderim më bëhet për shkak të qëndrueshmërisë dhe moskorruptueshmërisë dhe mosimplikimit në keqbërjet dhe të ligat e ndodhura në Shqipërinë e këtyre 27 – 28 viteve. Ështe vlerësuar edhe kontributi im politik, civil dhe publik për një Shqipëri mê solidare, më të drejtë dhe thelbësisht proPerêndimore.

Sikurse thotë Guvernatori i Kentucky: “The name Kentucky Colonel has become synonymous with strength of character, leadership and dedication to the welfare of others. Just as Isaac Shelby declared his trusted militia members to be his Kentucky Colonels, I see in you those things that place others above self.” (Emërtimi Kentucky Colonel (Kolonel i Kentakit) êshtë bërê sinonim me forcën e karakterit, lidershipin dhe përkushtimit për të mirën e të tjerëve. Ashtu sikurse Isaac Shelby u deklaroi luftëtarëve të tij sesi duhet tê jenë që të jenë Kentucky Colonels (Kolonelë të Kentuckyt). Unë shoh tek ju ato vlera që vendosin tjetrin pêrmbi veten…) Kentucky Colonel i është dhënë dikur edhe Winston Churchil e para pak kohësh e ka marë edhe ZvPresidenti i SHBA Mike Pence. Faleminderit e mirënjohje pafund SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here